LAJM I FUNDIT/ Policia arreston 36 vjeçarin nga Çërrava

POGRADEC
Policia arreston ne flagrancë një shtetas, i cili në ambjentet e lokalit të tij posedonte sasi tritoli, granata luftarake, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe babai i këtij të fundit, pasi në banesë, iu gjetën e sekuestruan 4 armë gjahu pa lejen e organeve kompetente.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :

· Th Pupa, 36 vjeç, banues në Çërravë-Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e tij në fshatin Çërravë iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale :

- Një masë tritoli artizanal, dy granata dore pa lejë, si edhe disa objekte të dyshuara si antike.

No comments

POGRADECI NEWS. Powered by Blogger.