Një tjetër bukuri natyrore drejt zhdukjes, ja çfarë po ndodh në kanionin e Llëngës
Jo vetëm Vjosa, por çdo burim ujor apo lumë në Shqipëri rrezikon të zhduket, dhe kjo vetëm për shkak të konçensioneve të lëshuara nga qeveria, e cila tashmë ka hequr dorë përfundimisht nga mbrojtja e mjedist.
Një tjetër bukuri natyrore shqiptare që rrezikon të zhduket është edhe kanioni i Llëngës i cili ndodhet në rrethinat e Pogradecit, për më tepër që ky kanion mbrohet edhe me ligj.
Por kjo mrekulli e natyrës rrezikon të zhduket pasi aty është duke u ndërtuar një hidrocentral, shkruan Syri.net.
Deri më sot çdo thirrje apo denoncimi i bërë jo vetëm nga banorët e zonës, por edhe nga përfaqësuesit e mbrojtjes së mjedisit ka rënë në vesh të shurdhër.
Më poshtë keni dhe historikun e këtij kanioni, i cili jo vetëm ka një bukuri të rrallë por në të ‘fshihen’ edhe pikturat e Kostandin Shpatarakut.
Për më shumë lexoni përmbajtjen e historikut:
Në afërsi të fshatit Llëngë ndodhet kanioni i Llëngës, ose si quhet edhe ndryshe “Gryka e gurit”, e cila është e gjatë 1 km dhe 15 deri 20 e gjërë. Ajo përbën një bukuri të rrallë me shpate mali që bien thikë në një lartësi rreth 50-60 m mbi hullinë e kanionit. Gjithashtu, një reliev të ngjashëm ka edhe një tjetër kanion më i vogël përsëri në afërsi të fshatit Llëngë. Së fundi përmëndim edhe se, në pyjet e malësisë së Llëngës gjenden arinj me lëkurë kafe. Ndërkaq, në një majë dominuese mali, në veri të Llëngës ndodhet kisha dhe manastiri i Shën Marenës. Kisha është një godinë e vogël por brenda saj ka një ikonostas të bukur me motive floreale por edhe afreske të pikturuara prej Konstandin Shpatarakut./
No comments