POGRADEC Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili u kap duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme
POGRADEC
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i cili u kap duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, si edhe drejtonte pa leje drejtimi, mjetin me të cilin bënte transportimin e saj.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
F. D, 41 vjeç, banues në fshatin Jollë-Pogradec.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 09.10.2017, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Pogradec, konkretisht në vendin e quajtur “Talle”, ky shtetas u kap duke prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore (të llojit ah) të cilën e kishte ngarkuar në mjetin tip furgon me targa HD043925.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këtë mjet, shtetasi i mësipërm e drejtonte pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.
No comments