Policia e Korçës procedon penalisht në gjendje të lirë, tre shtetas per prerje te paligjshme të pyjeve
KORÇË
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e rasteve në drejtim të prerjes së paligjshme të pyjeve.
Policia e Korçës procedon penalisht në gjendje të lirë, tre shtetas.
Më datë 06.10.2017, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve :
• R.N, 38 vjeç,
• O.B, 37 vjeç,
• K.Q, 37 vjeç, të tre banues në fshatin Vithkuq-Korçë.
Procedimi ndaj tyre filloi pasi, shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 04.10.2017, ku nga kontrollet e ushtruara nga ana e shërbimeve policore në vëndin e quajtur “Qafa e Martës”-Njësia Adiministrative Vithkuq, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
10 m kub lëndë drusore, si dhe 3 (tre) mjete pa targa që shërbenin për transportimin e lëndës drusore, të cilat shtetasit e lartpërmendur i kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për për veprën penale : “Prerja e paligjshme e pyjeve” parashikuar nga neni 205 i Kodit Penal.
No comments